Mëso ta dallosh lehtësisht, grip, alergji e stinës apo koronavirus?

Simptomat e alergjisë ndodhin rregullisht dhe zakonisht janë të buta. Nëse keni pasur të njëjtat simptoma rreth së njëjtës kohë, vit pas viti, me siguri po përjetoni alergji sezonale. “Nëse keni një rast të koronavirusit ose gripit, do të ndiheni aq të lodhur sa do të duhet të qëndroni në shtrat”,- thotë Poland. “Alergjia mund të bëjë që të ndiheni të lodhur, por nuk do të shkaktojë dhimbje të forta të muskujve ose nyjeve.”

Simptomat e buta të gripit zakonisht ikin vetë. Me sëmundje normale, do të filloni të ndiheni më mirë me pushim dhe kujdes të duhur brenda disa ditësh (përveç nëse jeni të moshuar ose keni komplikime të tjera shëndetësore, në këtë rast edhe simptomat e buta mund të zgjatin më shumë).

Simptomat e koronavirusit dhe të gripit mund të përkeqësohen me kalimin e kohës. Nëse keni një rast të keq të gripit ose koronavirusit, mund të përkeqësoheni kur prisni të përmirësoheni. Kjo është një shenjë për të kërkuar kujdes mjekësor.

Simptomat e hershme të alergjive, të ftohtit, gripit dhe koronavirusit mund të jenë të ngjashme. Fatkeqësisht, thotë Poland, fazat fillestare të ftohjes, gripit dhe koronavirusit mund të jenë shumë të ngjashme. Kjo është arsyeja pse duhet t’i kushtoni vëmendje për të parë nëse simptomat tuaja vazhdojnë, veçanërisht nëse jeni në një grup në rrezik.

Rastet e koronavirusit zakonisht kanë një kontekst. Poland thotë se çdo mjek është i detyruar t’ju bëjë disa pyetje kontekstuale, si:

A keni udhëtuar kohët e fundit, dhe nëse po, ku? A keni pasur njeri në shtëpinë tuaj ose a keni pasur shok pune ose shok shkolle që kanë udhëtuar? Ku kanë shkuar? A keni pasur ndonjë në shtëpinë tuaj nga zona ku shpërthimi është më i përqendruar? A keni qenë në një anije lundrimi? A jetoni afër një zone ku ka një vatër infeksioni?

Vetëm se nuk është koronavirus, nuk do të thotë se nuk është serioz. “Në muajt e fundit, 30 milionë amerikanë janë infektuar me një virus”,- thotë Poland. “Rreth 300 deri në 500 mijë prej tyre ishin aq të rëndë sa duhej të shtroheshin në spital, dhe rreth 30,000 prej tyre humbën jetën. Ishte virusi i gripit.

Problemi me gripin është se jemi mësuar kulturalisht me të dhe nuk na bën më përshtypje. Në bazë të diferencave statistikore në numrin e humbjeve të jetës nga gripi është më shumë prevalent dhe ka më shumë gjasa të jetë më shumë problem për një person normal. CNN