Më shumë sesa dje, shënohet numri më i lartë i të prekurve që nga nisja e pandemisë

Një tjetër rekord të infektuarish është shënuar në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 57 raste të reja me Covid. Burime pranë Top Channel kanë sjellë këtë informacion, që pritet të detajohet edhe më mirë me deklaratën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Një numër kaq i lartë të infektuarish nuk është arritur as në kulmin e pandemisë.

Ditën e djeshme, është rritur edhe numri i të shtruarve në spital, 7 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë, gjatë këtyre ditëve ka deklaruar se kjo rritje vjen si pasojë e neglizhencës dhe moszabtimit të distancës sociale nga qytetarët.

Dje harta u zgjerua edhe në Gjirokastër, ku u shënua rasti i parë me Covid. Nderkohe ne qarkun e Elbasanit jane 4 raste aktive, 1 ne Librazhd, 2 ne Belsh dhe 1 ne Elbasan.

Burimi: Top Channel