“Më mban zgjuar natën”/ Rudina postoi foton me Mark Frrokun, ish-bashkëshorti habit me veprimin

Vetëm pak muaj më parë, aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, vendosi që të bënte publike lidhjen e saj me ish-deputetin, Mark Frroku. Që nga ajo ditë, ata janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it si dhe Rudina nuk ngurron që me fansat e saj të ndajë fotografi e video të ndryshme me partnerin.

Dy ditë më parë, Dembacaj postoi një foto ku shfaqej në krah të Markut. Dyshja duket shumë e buzëqeshur, ndërkohë moderatorja shkruan krahas pozës se ai është arsyeja se pse ajo rri zgjuar gjithë natën.

E teksa kjo fotografi mori me mijëra pëlqime, mes tyre ishte edhe ish-bashkëshorti i Rudinës, Aleksandër Varfaj. Dyshja kanë një vogëlushe të bukur, Viktoria. Edhe pse të ndarë, ata kanë treguar se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë me njëri-tjetrin dhe se herë pas here kalojnë kohë bashkë, për shkak të vajzës së tyre.