Me djalin në krahë, Miriam poston foton e ëmbël dhe jep një premtim

Këngëtarja Miriam Cani në fillim të këtij viti u bën nënë për herë të dytë. Ndonëse është treguar e rezervuar përsa i përket imazhit të Duam-it, Miriam së fundmi ka postuar një foto në Instagram me të. Këngëtarja ka vendosur të ndajë me ndjekësit një imazh me vogëlushin, teksa i bën dhe një premtim Duamit të vogël.

“Sot dhe asnjëherë nuk do jesh vetëm, unë do jem aty me ty gjithë jetën”, shkruan Miriami. Çifti i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë prindër të vajzës Ameli dhe të djalit Duam, i cili erdhi në jetë në janar të këtij viti.