Me diferencë të ngushtë, Tafani i PS-së merr mandatin për herë të gjashtë në Belsh

KQZ ka nxjerrë rezultatin përfundimtar të kutive të numërimit në Belsh.

Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 41 vota diferencë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Arif Tafani siguroi 50.23% të votimeve, në total 4536 vota, duke marrë në Belsh mandatin e gjashtë, jo rresht. Tafani ka qenë në pushtet për pesë mandate, në vitet 2000-2011 dhe nga viti 2015 e në vijim.

Nga ana tjetër kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Bedri Qypi nuk mundi të fitojë duke marrë 49.77%, në total  4495 vota.

Top Channel