Maturantët 6 ditë kohë për të zgjedhur 10 preferenca. Ja kur nisin aplikimet për në Universitet

Nga data 29 gusht deri në 3 shtator maturantët do të kenë mundësi të zgjedhin një degë në universitet. Procedura do të jenë të njëjta si vitet e tjera, ku përmes portalit UAlbania të rinjtë do të aplikojnë për 10 preferenca.Të rinjë veç preferencave janë fokusuar edhe te tregu i punës në mënyrë që të kenë një të ardhme të sigurt.

Maturantët do të kenë mundësi të plotësojnë formularin për aplikim në universitet nga data 29 korrik deri në 3 gusht. Në 6 ditë përmes portalit UAlbania të rinjtë mund të zgjedhin 10 preferenca për studimet e larta.

Ky është viti i dytë që maturantët hasin vështirësi për shkak të pandemisë, jo vetëm gjatë vitit mësimor, por edhe gjatë provimeve.Xhuljano Pole thotë se provimi i gjuhës shqipe dhe matematikës kanë qenë të vështira dhe te ai ka patur një ndikim te notat.

“Na ka ulur mesataren, pikët për konkurrim”.