Makina del nga rruga dhe bie disa metra poshtë, humb jetën 17-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën.

Paraprakisht bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në Trebishtë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë.

Sipas policisë, dyshohet se si shkak i aksidentit ka humbur jetën shtetasi F.P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al