Lokali në Elbasan plot me njerëz që pinin kafe e raki, shoqërohet pronari dhe klientët

Ndonëse qeveria mbylli të gjitha lokalet dhe baret në të gjithë vendin, për shkak të masave për frenimin e COVID-19, një tjetër rast flagrant është zbuluar në Elbasan. Bëhet fjalë për një lokal në lagjen “Aqif Pasha”. Mësohet se lokali qëndronte i hapur në kundërshtim me rregullat, ndërkohë që pronari i këtij biznesi është gjobitur, ndërsa në polici kanë përfunduar dhe klientët që u kapën në flagrancë teksa pinin kafe dhe raki.

Para dy ditësh rezultoi me koronavirus bashkëshortja e 46-vjeçarit, pronar i një restoranti pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, i cili që prej fillimit të javës, pasi rezultoi i infektuar me Covid-19, ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kujtojmë se krahas të infektuarve të sapozbuluar në Elbasan, vjen gjithashtu edhe një lajm i mirë, ku tre pacientë kanë mundur të shërohen. Qyteti në fjalë numëron saktësisht katër të shëruar.