Sunday , November 27 2022

Lajmi i fundit/ Turisti gjen të vdekur një burrë në pyllin e Divjakës. Dyshimet e para

Gjendet i vdekur në rrethana misterioze një burrë në pyllin e Divjakës.

Kufoma u pikas nga një turist Skocez i cili ka parë një burrë me biçikletë të shtrirë në anë të rrugës, raporton noa.al.

Ai ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Personi, rreth 50 vjec ka qenë me bicikletë dhe dyshohet se është goditur nga një automjet i cili është larguar.

Ende nuk behet i ditur identiteti i tij dhe rrethanat e vdekjes. Noa.al

Advertisement