Kush janë dy gratë që u përplasën nga makina në Gramsh, si është gjendja e tyre (EMRAT)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Gramshit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, te vendi i quajtur Ura e Trashovicës. Dy gra janë aksidentuar nga një automjet tip Benz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ato janë identifikuar si Liri Baku 58 vjeçe dhe Dare Rrengu 65 vjeçe.

Burimet për Elbasani Plus bëjnë të ditur se shtetaset janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht të dyja ndodhen në Urgjencën e Spitalit të Gramshit ku po marrin trajtimin e duhur.

Ndërkohë, drejtues i automjetit që ka shkaktuar aksidentin ka qenë Eni Tace 30 vjeç, I cili është shoqëruar për në komisariatin e Gramshit.