Kush është prefektja e re e Elbasanit Majlinda PEZA – PERRIU. Profili

Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra të Spiro Maliqit, dhe në vend të tij është emëruar prefekte e Elbasanit Majlinda Perriu.

Prof.as.dr. Majlinda PEZA – PERRIU, profesore në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, është lektore e disiplinës Histori e Ballkanit, Histori e Sotme e Botës, Kërkim shkencor në Histori.

Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës. Peza kbrojtur doktoraturën me temë: “Lëvizja Politiko – arsimore në trevën e Elbasanit në vitet 1878 – 1914” në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjikut, në departamentin e Historisë.

Në vitin 2016 ka marrë titullin shkencor “Profesore e Asociuar”. Periudha e studimit përfshin historinë e Shqipërisë dhe të trevës së Elbasanit përmes shfrytëzimit të burimeve austro – hungareze, britanike, italiane, osmane të/dhe pabotuara për periudhën fundi i shek. XIX fillimi i Shek.XX dhe veçanërisht për periudhën e pavarësisë së Shqipërisë dhe të Elbasanit.

Zj. Majlinda Peza-Perriu ka pasur angazhime të vazhdueshme si këshilltare e Këshillit Bashkiak nën siglën e Partisë Socialiste.