Shumica e infeksioneve të SARS-CoV-2 përhapen me anë të transmetimit të grimcave të frymëmarrjes brenda një distance të shkurtër (kur një person është <2 m nga një person i infektuar). Aerosolët mund të gjenerohen gjatë procedurave të caktuara (p.sh., intubimi ose përdorimi i nebulizanteve), por gjithashtu ndodhin në aktivitete të tjera dhe në rrethana të veçanta, të tilla si të folurit, të kënduarit ose të bërtiturat brenda në ambiente të ajrosura pak. Në këto situata, mund të ndodhë transmetim në distanca më të gjata. Për shkak se transmetimi me frymëmarrje është i theksuar, maskimi dhe distancimi fizik ulin ndjeshëm mundësinë e transmetimit.
ARN-SARS-CoV-2 është zbuluar në gjak dhe jashtëqitje, megjithëse përhapja me rrugen fekale – orale nuk është dokumentuar. Një studim mjedisor dhe epidemiologjik i një grupi të vogël rastesh sugjeroi mundësinë e transmetimit me ajër që përmban aerosol fekal pas shpëlarjes së tualetit, por kjo ka të ngjarë të jetë e rrallë. Në kushte laboratorike, SARS-CoV-2 mund të gjendet në karton, plastikë dhe çelik inox për disa ditë. Kontaminimi nga sipërfaqe te ndryshme është propozuar të luajë një rol në transmetimin, por kontributi i tyre është i pasigurt dhe mund të jetë relativisht i vogël.
Një sfidë e madhe për të kufizuar përhapjen e SARS-CoV-2 është se njerëzit asimptomatikë dhe presimptomatikë janë infektivë. Pacientët mund të jenë infektivë 1 deri 3 ditë para shfaqjes së simptomave, dhe deri në 40 deri 50% të rasteve mund t’i atribuohen transmetimit nga njerëz asimptomatikë ose presimptomatikë. Pak para dhe menjëherë pas shfaqjes së simptomave, pacientët kanë nivele të larta virale nazofaringeale, të cilat më pas bien brenda një periudhë prej 1 deri në 2 javë.
Teste të reagimit (PCR) mund te jene pozitiv për javë dhe muaj, por studimet që zbulojnë vlerësimin e mundshëm të virusit dhe vlerësimin e gjurmimit të kontaktit sugjerojnë që kohëzgjatja e infektivitetit është shumë më e shkurtër; rekomandimet aktuale të ekspertëve mbështesin heqjen e izolimit në shumicën e pacientëve 10 ditë pas shfaqjes së simptomës nëse ethet kanë munguar për të paktën 24 orë (pa përdorimin e agjentëve antipiretik) dhe simptomat e tjera janë ulur./shëndeti.al/