Kthjellime gjatë ditës dhe vranësira në mbrëmje, ja sa do të shkojnë temperaturat maksimale

Mbetemi në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve e vranësirave kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës, por pasditja sjellë shtim të vranësirave në zonat jugore duke gjeneruar shira afatshkurtër, ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -2 °C deri në 18 °C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi -Veriperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.