Kryeministri Rama i emocionuar në krah të Linda Ramës: Fitore e shqiptarëve

Një pritje zyrtare po zhvillohet me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, ku shfaqet në krah të bashkëshortes së tij Linda Ramës. Kryeministri e konsideron “mandatin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit një fitore e shqiptarëve”.

Deklarata e Ramës:

“Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit një fitore e shqiptarëve. Në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, më përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm. Mirënjohje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje”, shprehet Rama.