KQZ zëvendëson deputetët që lanë mandatin, në Elbasan ulen 2 emra të rinj

KQZ ka miratuar zëvendësimin e deputetëve që lanë mandatin për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Në qarkun Elbasan, Shkëlqim Bullari merr mandatin e deputetit të PS, Besjan Ajazi. Ndërkohë, Luçiano Boçi zëvendësohet nga Qani Xhafa në qarkun Elbasan.

Rikthehet në parlament Asllan Dogjani. KQZ i jep mandatin që dorëzoi deputeti Belind Këllici në qarkun e Tiranës.

Në qarkun Shkodër, KQZ i jep mandatin Ludovik Hasani që zëvendëson deputetin Zef Hila.

Top Channel