Koronavirusi pushton arsimin në Elbasan; Nga 19 personat të infektuar, 10 ishin mësues

Nga 506 rastet e reja që u shënuan në të gjithë vendin, 19 persona janë testuar pozitivë në qarkun e Elbasanit. Sipas informacioneve për mediat, nga 19 personat në Elbasan, 10 ishin mësues të infektuar. Me shifrat e sotme, numri i arsimtarëve që janë testuar pozitivë ka shkuar në 44.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë, duke e rritur numrin e viķtimave në 590.