Koronavirusi i merr jetën 10-vjeçarit; Vogëlushi nga Elbasani nuk e ka mundur dot virusin

 Pak kohë më parë, në Pediatrinë e kryeqytetit humbi jetën një foshnje 16-muajshe, për shkak të koronavirusit. Këtë herë përsëri ka një lajm të trishtë përsa i përket bétejës me Covid-19. Një djalë 10 vjeçar ka humbur jetën për shkak të po kësaj pandemie. Fëmija me inicialet J.J ka humbur jetën në një spital në Athinë pasi ishte dërguar per t’u kuruar në Greqi për trajtim më të specializuar.

Djali gjithashtu ka patur sëmundje shoqëruese të cilat e kanë ndërlikuar gjendjen e tij shëndetësore.