Koreografi i njohur s’duron dot më dhe e thotë live në emision: Kjo këngwtare më ka lek borxh!

Tan Brama, një nga koreografët më të njohur në Shqipëri ishte i ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’. Ai foli me detaje për marrëdhënien me artistët, madje përmendi emrin e Arilena Arës duke thënë se ajo i ka lekë borxh.

Ester Bylyku: Më the që nga Arilena nuk more vlerësim. Po flet për mirënjohje apo për pagesë? Ester Bylyku: Pra po më thua që Arilena është në borxh me ty?

Tan Brama: Jemi miq të vjetër, por kur bëhet fjalë te pagesa. duhet paguar tjetri. Vërtetë që nuk e morëm atë që meritonim. Jo vetëm unë por edhe një pjesë e grupit tim.

Kujtojme se pak dite me pare, sheshi “Skënderbej” u elektrizua nga “Pop ART Festival”, i cili mirëpriti mijëra qytetarë për të festuar ngjyrat e albumit të ri të këngëtares Arilena Ara.

Ky festival është i pari i llojit të tij për promovimin e një albumi muzikor dhe është koncerti i parë recital para mijëra vetëve në Tiranë për Arilenën. Albumi “Pop Art”, me 12 këngë shënon një tjetër stad të karrierës së Arilenës dhe vendos një standard të ri për industrinë e muzikës shqiptare

Krahas këngëve të albumit, ka patur një moment kulminant sa i përket emocioneve, që përveç të gjithë atyre që e ndiqnin ‘live’, ka përlotur edhe vetë Arilenën. Për herë të parë, ajo prezantoi para të gjithëve, një duet me Ergi Dinin, këngëtarin që është ndarë nga jeta, disa vite më parë, si pasojë e një aksidenti rrugor.