Kjo selfie tregon se sa të rremë na kanë bërë rrjetet sociale në jetën reale (Foto)

Në këto pamje duket një dyshe tifozësh duke ndjekur një ndeshje hockey në Toronto të Kanadasë. Teksa ekipi i tyre po humbet me kundërshtarin, vajza merr telefonin për të bërë një selfie. Buzëqeshja në fytyrat e dyshes shfaqet dhe zhduket shpejt si me magji. Ky moment i cili nuk shpëtoi pa u vënë re nga një ndjekës që shkëputi këtë klip nga regjistrimet.

Kjo video u bë virale në rrjetet sociale duke u shoqëruar me fjalët, “Kjo selfie tregon se sa i rremë është Facebook dhe Instagram”.