“Këtë javë do të jetë piku i koronavirusit”, Pëllumb Pipero: Ja kur do të fillojë të bjerë kurba e rasteve…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero thotë se ai beson që gjatë kësaj jave në Shqipëri do të arrihet piku i koronavirusit, ndërsa shtoi se nga java tjetër do të fillojë një qëndrueshmëri e rasteve të reja.

“Unë besoj që në këtë javë do të arrihet piku, janë dhe dy-tre ditë për tu mbyllur kjo javë, java që vjen do të jenë shifra të qëndrushme, me luhatje të vogla. Nuk besoj se do të kemi rritje të madhe. Në javën e dytë të prillit unë besoj fortë se numrat do vinë duke u ulur, është e vështirë të bësgh parashikime të sakta”, tha mjeku Pipero në emisionin Opinion.

Më tej, i pyetur për rënien e kurbes së rasteve me koronavirus në Shqipëri, Pipero tha se në javën e tretë të prillit ajo do fillojë të bjerë. Ndërkohë, mjeku tha se në Shqipëri rënia e kurbës do jetë graduale dhe do të zgjasë pak në kohë.

“Nga fillimi i javës së tretë të prillit do fillojë rënia e kurbës. Rënia e kurbës në vendin tonë do të jetë graduale dhe do jetë pak më e gjatë. Falë masave të marra nuk do të kemi një pik të lartë”, tha mjeku Pëllumb Pipero.