“Kërkoj falje”, Sindi e “Përputhen”, flet për herë të parë pasi e krahasuan me “vajin ekstra të virgjër”

Sindi dhe Juliani patën një debat të ashpër në programin “Përputhen”, i cili transmetohet në Top Channel, pasi ky i fundit e krahasoi konkurrenten që kishte përballë me “vajin ekstra të virgjër”. Sjellja e tyre u penalizua nga produksioni, duke marrë vendimin për ti pezulluar të dy konkurrentët nga programi.

“Përshëndetje të gjithë! Po prisja momentin që do kthehem në studio për të pranuar faljen e Julit dhe për t’i kërkuar falje atij dhe produksionit për ekzagjerimin e reagimit tim. Normalisht që pasi kam parë ritransmetimin, e kam vënë re që ai nuk e ka pasur me tendencë të keqe. Mbase të qeshurat që kanë shpërthyer nga të tjerët për batutën e thënë që realisht mua më prek jo për faktin se jam e virgjër që realisht më kanë bërë të reagoj keq.

Në moment e sipër çdokush do të vepronte në një mënyrë të caktuar. Eh, unë jam njeri që nuk i menaxhoj dot nervat dhe normal reagova ashtu si jam pa maska dhe siç kam vepruar gjithmonë. Më vjen keq që një Shqiptari e tërë të më sulet mua pa ditur asgjë në lidhje me mua, me këŗcënime, me ofendime, me nxjerrje certifikatash personale familjare e shumë e shumë të tjera, duke e ditur që në fund të ditës ishte thjesht një reagim i momentit në një reality show.

Do të doja t’i kërkoja shumë falje edhe publikut, sepse realisht nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im të bëj askënd të ndihet keq e për më tepër të papranuar nga unë. Ju lutem nga zemra gjithë këtë mllef ta shprehni për problemet sociale që kemi ditë pas dite dhe jo për një reagim të një 22-vjeçareje që në fund të ditës ka shumë për të mësuar nga jeta dhe është thjesht pjesë e një reality-show. Unë nesër, pasnesër do ta kem shok Julin dhe juve çfarë ju ngel? Kërcënimi që më keni bërë mua dhe familjes time. Çfarë bëni o njerëz?” ka shkruajtur Sindi.