‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rreth 1000 raste të reja në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë. Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 6184  testime dhe kanë rezultuar pozitivë  921 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 1 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 213 raste në Tiranë, 93 në Vlorë, 92 në Shkodër, 58 në Durrës, 44 në Kavajë, 39 në Lezhë, 33 në Mat, 31 në Vau i Dejës, 28 në Lushnje, 27 në Fier, 26 në Berat, 21 në Kamëz, 20 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Krujë, nga 14 raste në Elbasan, Peqin, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, 11 në Rrogozhinë, 9 në Gramsh, 7 në Vorë, nga 6 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Librazhd, Poliçan, Korçë, Mallakastër, Has, nga 4 raste në Bulqizë, Cerrik, nga 3 raste në Shijak, Memaliaj, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Patos, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Belsh, nga 1 rast në Skrapar, Maliq, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Klos, Tropojë.

Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 64 vjeç nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 921

Të shëruar në 24 orë 290

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 6184

Testime totale 1,026,069

Raste pozitive 143,174

Raste të shëruara 132,376

Raste Aktive 8311

Humbje jete 2,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3103

Shkodër 1415

Vlorë 778

Fier 677

Durrës 582

Lezhë 428

Elbasan 379

Berat 289

Gjirokastër 253

Korçë 160

Kukës 130

Dibër 117