Kamioni përplas 32-vjeçarin/ I riu humb jetën në vend

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është përplasur për vdekje nga një kamion në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.

Shoferi K. F., duke drejtuar kamionin  ka aksidentuar këmbësorin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprakMë datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.