Kamioni doli nga rruga dhe ai u hodh në humnerë, humb jetën 22 vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht kur po kthehej në Umbria dje në mëngjes, pak para orës 7:30 u përfshi në aksident rrugor.

Sipas policisë, 22 vjeçari Petrit Jashari ishte në një kamion frigorifer me të cilin së fundmi kishte dorëzuar mallin në një supermarket në zonë, kur automjeti rrëshqiti duke përfudnuar në anë të humnerës.

Shkak për rrëshqitjen ishte lagështira dhe temperaturat e ulëta e që bënë që 22 vjeçari të humbte kontrollin e mjetit.

Pas përplasjes ai u përpoq të dilte dhe u hodh nga dritarja e pasagjerit po fatkeqësisht ra rreth 20 metra poshtë në humnerë, duke përfunduar në lumë.

Rënia i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme atij, shkruan media italiane.

Shoferët që u gjetën aty të traumatizuar nga ngjarja lajmëruan menjëherë policinë dhe ndihmën e parë.

Petrit Jashari ka punuar në kompaninë e babait të tij, një kompani transporti me seli në Magione, që dërgon mallra në supermarkete. Përveç prindërve, ai kishte dhe një motër dhe vëlla binjak.