Jeni në kërkim të një pune të re? Kryeministri Rama jep lajmin e mirë që në mëngjes

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ditën e sotme ka prezantuar portalin kombëtar të punësimit. Numri një i qeverisë shqiptare shprehet se portali kombëtar i punësimit është një risi digjitale dhe një vendtakim mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

“Mirëmëngjes dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë. ***për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë, kliko në http://www.puna.gov.al/”, tha Rama.