Teksa jemi në ditët e fundit të pranverës dhe pak ditë para verës, temperaturat në vend kanë pësuar rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit. Meteorologia Adjola Bani, ka treguar se si do jenë temperaturat gjatë javës dhe në fillim të qershorit. Sipas saj, kjo javë do të jetë më e freskët në krahasim me javën e kaluar dhe temperaturat do të arrijnë deri në 26-27 gradë.
Meteorologia theksoi se reshjet do vijojnë të jenë prezente gjatë kësaj jave, kryesisht në zonat malore dhe ato të ulëta. Ajo tha se java e dytë e qershorit do të jetë me temperatura mbi 30 gradë, ndërsa shtoi se na pret një verë përvëluese, me temperatura mbi 40 gradë Celsius.
“Kjo jave do jetë e freskët në krahësim me javën e parë, temperaturat do shkojnë deri në 26-27 gradë. Reshjet do vijojnë të mbeten prezente gjatë kësaj jave, sidomos në zonat malore dhe zonat e ulta. Në zonat bregdetare reshjet do jenë të pakta. Fillimi i qershorit do nise me prezencen e vranësirave, kryesisht në mesditë dhe më shumë do jenë të fokusuara në vendet malore. Zonat bregdetare, qëndra e territorit dhe jugu do karakterizohen nga moti i kthjellët.
Vlera termike do kenë një rritje gradualet, ku javën e parë do arrijnë 28-29 gradë. Javën e dytë do kemi rritje të temperaturave në mbi 30 gradë. Temperaturat në kontinentin e Europës veriore do jetë njesoj si të 2019. Do kemi temperatura shumë të larta, jo vetëm në Shqipëri dhe Ballkan por edhe në Europën qëndrore. Edhe kjo verë do sjellë temperatura shumë të larta mbi 40 grade celcius. Do kemi masaj ajrore të shpeshta me origjinë nga Afrika.”