Ja cilat janë pagat që rriten, eksperti sqaron kush do të përfitojë nga data 1 maj

Eksperti Bardh Sejdarasi shpjegoi se cilat kategori përfitojnë nga rritja e pagës në vend.

I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel ai theksoi se ky është ligji që ndryshon për herë të parë pas 12 vitesh strukturën e pagave në Shqipëri.

Eksperti Bardh Sejdarasi: Ligji quhet për pagat shpërblim dhe strukturat e pavarura kushtetuese dhe institucionet e tjera të pavarura të krijuara me ligj, ky është ligji që ndryshon për herë të parë pas 12 vitesh strukturën e pagave në Republikën e Shqipërisë. Në këtë ligj përfshihen shumë më shumë, nuk janë 84 mijë, por janë 135 mijë e 866 gjithsej dhe nëse i doni me kategori, 18 mijë janë vetëm të administratës qendrore, paga e tyre rritet nga 24 në 61%, 25 mijë janë bashkitë dhe komunat, paga e tyre rritet me 6 mijë lekë, duke nisur nga 1 prilli, është rritur, në fund të dy viteve paga e tyre rritet me 3.2 miliardë lekë për të gjithë 25 mijë njerëzit që punojnë në administratë. Cfarë ndodh në 2023 dhe sa është sistemi. Ka shumë njerëz që na kanë keqkuptuar e sidomos njerëz që nuk punojnë në administratë. 135866 punonjës janë duke nisur nga administrata qendrore, pushteti vendor, sistemi parauniversitar, sistemi universitar, sistemi shëndetësor, Forcat e Armatosura, garda e republikës, policia e burgjeve, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri, shërbimi diplomatik, punonjësit e AKSHI-t.

Duma: Kemi rritje pagash në sistemin parauniversitar që nënkuptojnë mësuesit në parashkollor dhe gjimnaze, çfarë rritje përfitojnë?

Eksperti Bardh Sejdarasi: Janë 36570 në parauniversitar 23 deri 36% të pagës bruto që kanë sot, që do të thotë që këta në muajin prill fillojnë rritjen e pagave dhe e mbyllin prill-prill 2024. E njëjta gjë është edhe me 4237 punonjës të sistemit universitar me rritje 20% të kufirit minimal të pagës për çdo titull, sepse marrin pagën dhe e shumëzojnë me 20. Mbi 18 558  janë punonjës të shëndetësisë për dy vite do të rritet 26-34% e pagës bruto, nis nga prill dhe përfundon në prill.

Top Channel