Iva Tiço zbulon eksperiencën e parë dhe flet si rrallë herë për vështirësitë me bashkëshortin

Iva Tiço ka treguar prej kohësh është në një lidhje dashurie me një partner të huaj. Megjithatë ajo ka vendosur ta mbajë partnerin e saj larg syrit të medias duke mos e zbuluar identitetin e tij. Në një intervistë të fundit virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, gazetarja u pyet nga një ndjekës nëse ka pasur vështirësi në komunikim me partnerin, duke marrë parasysh se ai është i huaj.

“A ka qenë i vështirë komunikimi me bashkëshortin në fillim (jo në shqip)?”– shkruan ndjekësja.

Iva Tiço zbuloi në përgjigjen e saj se komunikimi me bashkëshortin e saj është ende i vështirë, duke marrë parasysh natyrën e saj.

“Është akoma i vështirë, sidomos për një natyrë si e imja që i kam gjërat të lidhura me të folurën, komunikimin (binjakët) dhe që i kushtoj vëmendje gje ngjyresave të fjalëve herë pas here bëhem shumë nervoze kur nuk e them dot me fjalë atë që kam në mendje në gjuhën tonë, anglisht me ndonjë fjalë shqipe nëpër të”- shkruan gazetarja e njohur. Një tjetër ndjekës e ka pyetur Iva Tiçon rreth fillimeve të karrierës së saj.

“Cila ka qenë puna jote parë dhe sa vjeçe?”– pyet ndjekësi, ndërsa Iva është përgjigjur duke shkruar: “22 vjeç te “Gazeta Shqiptare”. Pa rrogë dhe me honorare për rreth 6 muaj dhe jam kaq mirënjohëse që më mësuan dhe më dhanë mundësinë të shihja për të parën herë emrin tim në krye të një artikulli.”

Kujtojmë se Iva ka folur më parë për planet e martesës teksa është shprehur:

“Prindërit nuk e dinë akoma që ne do martohemi. Besoj se ka një plan, nuk më ka dhënë akoma njeri unazë, por kjo nuk më pengon të bëj plane dhe të gjej fustane nuseje.Tani kam filluar t’i provoj seriozisht sado që mund të ngelem dhe për ca kohë pa planin konkret, sepse nuk më ka dhënë askush një unazë dhe nuk më ka propozuar askush. Kur i them ‘Do më japësh unazë?’, më thotë ‘Ndoshta’.Sigurinë ma ka dhënë që në ditën e parë, se e kuptuam që ishim dhe do të ishim gjithmonë për njëri-tjetrin. Këtë e bën, sepse mendoj që kur ta bëjë këtë gjë do jetë një moment shumë special”.