Iu vodhën mijëra euro në banesë, jepet masa e sigurisë për Alda Klosin

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për zyrtaren Alda Klosi, e cila ndodhet në ambientet e spitalit QSUT për shkak të problemeve shëndetësore.

Që prej ditës së shtunë ish-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake.

Ajo u shtrua një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash, mosdeklarim e fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para grupit hetimor.

Arrestimi i zyrtares erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bëhet e penduara e drejtësisë, duke pranuar se ka marrë nga shtëpia e ish zyrtares 520 mijë euro plus sendet me vlerë.