Itali, gjendet pa jetë në shtëpi gazetari i njohur sportive

Gazetari i njohur sportiv italian, Franco Lauro, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Sipas mediave italiane, policia e ka gjetur pa jetë gazetarin e RAI-t në shtëpinë e tij në Romë. Mendohet se shkaku i ka qenë një infarkt. Lauro e nisi karrierën e tij në gazetari në gazeta sportive, ku merrej me merkaton e futbollistëve.

Në RAI ai nisi punë në vitin 1984, duke u bërë komentator i basketbollit nga viti 2008 deri në vitin 2014 dhe prezantues i “90 Minuto” më pas. Në 28 vite karrierë ka komentuar 8 Olimpiada verore dhe një Olimpiadë dimërore (Torino 2006), 6 edicione të Botërorit të Futbollit, 6 Evropianë të Futbollit, 12 Evropianë Basketbolli dhe 3 Botërorë Basketbolli.