Ishte në SHBA, Adriatik Lapaj zbulon çfarë mesazhi mori nga DASH/Partia e re do të mbushë sheshet plot

Pak muaj më parë, Adriatik Lapaj ka qenë në SHBA dhe në A2 CNN ai ka zbuluar se cili ishte mesazhi që mori. Me nisjen e projektit të tij politik, është përfolur shumë se Lapaj ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e nisur nga kjo, avokati është shprehur se cili ishte qëllimi i kësaj vizite SHBA dhe DASH.

“Pak muaj më parë isha në DASH dhe SHBA dhe kuptova se këtë vend e bëjmë ne, dhe partnerët dhe miqtë janë dëshirë plotë për ta bërë, por këtë vend e bëjmë vetëm ne, miqtë janë aty për të ndihmuar kur shohin që kanë vullnet për ta bërë, por shtëpia begatohet ose mjerohet nga i zoti i shtëpisë.  Unë nuk vë bast duke thënë që më mbështet ky apo ai, basti im është populli, domethënë kjo betejë fitohet dhe ndryshohet vendi vetëm duke ndjekur vullnetin popullit”, tha Lapaj.

Në nismën e tij, aktivisti, njëherazi avokat, ka paralajmëruar një sezon të nxehtë me takime, por edhe protesta.

“Po u mbushën sheshet, nëse këto ide i përqafon, ka frymë, mbushen sheshet, rritet presioni, më besoni se nuk ka forcë më të madhe të popullit, do jetë një rrugëtim takimesh me popullin, aktivitete në salla dhe seshe, marshime, protesta, gjithmonë në kufi të ligjit, unë jam formati i njeriut shtetndërtues dhe nuk do ndodh kurrë që t’i udhëheq njerëzit në shkatërrim, zjarr vrasje, por në bashkim për të imponuar ndryshimin, nuk ka polici, qeveri që e bllokon dot vullnetin e një populli”, u shpreh ai.

Emri dhe logoja e partitë së re është gati, por Lapaj nuk ka zgjedhur që ta zbulojë para shtatorit. “Emri dhe logo do jetë shumë e bukur, në shtator do publikohet, do jetë shumë i bukur”, përfundoi ai në A2 CNN.

2 Komente