Ishin vëllezër! I madhi shkoi të shpëtoi të voglin por u mbytën të dy. Detaje nga ngjarja tragjike në liqenin e Prushit

Gjenden dy trupat e pajetë të dy të miturve që u mbytën në liqen.
Polumbarët e Reneas kanë bërë të mundur e tyre nga ujërat e liqenit të Prushit.
Fëmijët ishin duke u larë së bashku me 4 shokë të tjerë në liqen, por fatkeqësisht nuk dolën më në breg.
Dy të miturit janë vëllezër përkatësisht 6 dhe 15 vjeç.
Ata ishin futur në liqen së bashku me 4 shokë të tjerë për t’i ‘shpëtuar’ vapës, por nuk kanë mundur dot të dalin që aty. Në fillim ka ngelur njëri prej vëllezërve brenda ujit, ndërsa tjetri është kthyer për ta shpëtuar, por fatkeqsisht u mbytën të dy. Po ashtu mësohet se të miturit përdornin një litar për tu zhytur, duke u varur dhe më pas hedhur në ujë.
Bëhet me dije se familja kishte dy djem dhe një vajzë dhe janë në gjendje jo të mirë ekonomike. Liqeni nuk është shumë i thellë, por duket se 6 vjeçari nuk ka ditur not.