Intervistohet protagonistja e video-skandalit të kryebashkiakut Safet Gjici

Ora News ka zhvilluar një bisedë telefonike me Alma.K vajzën e cila një ditë më doli në video intime me kryetarin e bashkisë Kukës Safet Gjicin. Për gazetarin Edison Vatnikaj ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

Po ashtu në bisedën e zhvilluar me gazetarin, Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjeter për të kryer filmime apo për ta shantazhur Safet Gjicin

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarimë para hetusëve të policiseë apo SPAK Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juristë e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë.

Sipas të dhënave të siguruar nga Ora News e reja shpesh herë ka qënë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit për incidente të ndryshme.