Infektohet me koronavirus një mjeke infeksioniste në spitalin rajonal ‘ Xhaferr Kongoli” Elbasan. Sipas të dhënave të para mësohet se bashkë me të janë infektuar edhe tre infermiere të cilave u është rekomanduar të karantinohen në banesë. Infemrieret nuk kanë bërë tamponin. Atyre u është thënë të presin pasi nuk ka tampon , ndërkohë që janë shprehur se kanë simptoma të covid-19.
Mësohet se ditën së djeshme në urgjencën e spitalit rajonal Elbasan janë paraqitur mbi 20 raste që shfaqin simptoma të koronavirusit./boldnews