Infektohet me Covid-19 Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj është infektuar me Covid-19.

Mësohet se tamponi i tij ka dalë pozitiv.

Sakaq, bëhet me dije se Brataj është karantinuar, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Kujtojmë që ai është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin.