Ikin dritat, bashkia Cerrik çon gjenerator për të sëmurin me Covid

Reshje të dendura dëbore kanë përfshinë të gjithë vendin. Një nga qarqet më problematike është Elbasani. Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë natës është ndërhyrë në dy raste urgjente ku iu rrezikohej jeta dy qytetarëve. Në një rast, në fshatin Xibrakë, një person kishte mbetur i bllokuar në rrugë.

Ai u transportua me urgjencë në spital, pas ndërhyrjes së mjeteve të bashkisë për të hapur aksin. Rasti i dytë i urgjencës u regjistruar në Gjyrale të Gostimës. Pas ndërprerjes së energjisë, Bashkia e Cerrikut dërgoi një gjenerator për një të sëmurë me Covid i cili përdorte aparat oksigjeni./a.m/