I shtrirë dhe i lidhur me aparatura, Grezda poston foton nga spitali: Zoti i sfidon njerëzit…

Eros Grezda i ka shqetësuar të gjithë me postimin e fundit që ka bërë. Futbollisti i njohur, Eros Grezda, ka zbuluar përmes një fotoje të publikuar në Instastory se është shtruar në spital. I shtrirë dhe i lidhur me aparaturat e nevojshme, Grezda ka bërë një foto për të gjithë ndjekësit, krah së cilës shkruante:

“Zoti i sfidon njerëzit.. Njerëzit që njohin karakterin tim e dinë që do bëj gjithçka që të kthehem më i fortë se kurrë.” Përveç kësaj, partneri i Oriola Marashit nuk tregon asgjë më shumë se ç’i ka ndodhur dhe pse ndodhet në spital.