I infektuar me Covid, aktori i humorit Koço Devole në gjendje të rënduar! Futet në intubim

Aktori i mirënjohur i humorit Koço Devole ka rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë, ndërkohë që dje është futur në intubim. Burime për Report Tv mësojnë se aktori ka qenë prej disa ditësh në spital, ndërkohë dje ka dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit është rikthyer sërish dhe është futur në intubim.

75-vjeçari Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar, dhe numëron në repertorin e tij qindra role, në filma dhe komedi.

Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor si edhe një prezantues spektaklesh.

Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.