I infektuar me Covid-19, ndërron jetë ne moshë të re ish-deputeti socialist (Foto/Emri)

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Bello ishte infektuar me Covid, ndërsa kurohej në një spital në Turqi. Prej 23 ditësh në spital, ai nuk mundi të fitonte betéjën me sëmundjen e rëndë. Ndërkohë ndër të parët që ka reaguar për ndarjen e tij nga jeta ishte Namik Dokle, me një mesazh në facebook.

“Lajm i mesnatës, sa i trishtë! Sa i pabesueshëm ky lajm i mesnatës për vdékjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende të gjashtëdhjetat, na e mori covid kolera! Ç’bëhet kështu? Po na bëhet Facebook vαrrezë!!!

Lamtumirë, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurrë buzëqeshjen tënde të pandarë, shakanë tënde mbushur me mirësi…”, shkruan Dokle.