Wednesday , November 30 2022

I droguar dhe me shpejtësi, si u justifikua para policisë 39-vjeçari që aksidentoi familjen me foshnjën 3-muajshe

39-vjeçari Ajas Sulejmani, i cili kreu aksidentitn e tmerrshëm ditën e diel në mes të Tiranës, teksa përplasi me makinën luksoze “G-Class”, çiftin Arjan dhe Vilma Konomi si dhe foshnjën e tyre teksa po kalonin në vijat e bardha, pas arrestimit nga policia ka rezultuar se ka konsumuar drogë pak para ngjarjes.

Ndërkohë që burime për gazetaren e Abc Xhensila Kodra, bëjnë me dije se Ajas Sulejmani pas arrestimit nga policia ka thënë se iku në spital se ka patur një fëmije në makinë dhe do e çonte për mjekim.

Por sipas raportimeve të policisë, por dhe dëshmitarëve në rrugë Ajas Sulejmani në momentin e aksidentit ka qenë i shoqëruar nga një person maxhoren, edhe ky i fundit i arrestuar nga policia, pasi pas aksidentit janë larguar nga vendngjarja.
Gjithashtu Suljemani rezulton të jetë një shkelës i rregullt i kodit rrugor pasi ishte proceduar dhe 8 herë të tjera, për ecje me shpejtësi, shkelje të semaforit, mos vënie të rripit të sigurimit si dhe vetëm 3 javë më parë ishte shoqëruar në polici pikërisht për këto shkelje.

Ndërkohë që Sulejmani e drejtonte mjetin “G-Class” pa patentë

Advertisement