I dogjën makinën në qendër të Elbasanit, kamerat e sigurisë filmojnë autorin.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar siluetën e një personi të moshës rreth 25 vjeç, që ka spwrkatur me benzinë dhe më pas djegur dy automjetet e ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Arben Vrioni dhe vajzës së tij. Vrioni është shkarkuar pak muaj më parë nga vetingu. Ngjarja e ndodhur në mbrëmjen e datës 17 prill 2020 në qendër të Elbasanit, për momentin nuk ka asnjë person të aŕŕestuar.

Por gjatë verifikimeve të kamerave të sigurisë të një biznesi aty pranë, është dalluar silueta e një personi që afrohet fillimisht pranë makinës së ish-gjyqtarit Vrioni dhe më pas spërkat atë me një bidon me benzinë, duke i vendosur flakën.

Pas këtij veprimi, autori i moshës rreth 25-vjeç është larguar disa metra më larg, duke spërkatur me benzinë dhe djegur një makinë tjetër tip “Benz” Fouristradë, e cila më pas rezultoi të ishte në pronësi të vajzës së gjyqtarit, mjet ky i blerë gati 6 muaj më parë.

Largimi i autorit është filmuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty afër, por në këtë filmim të sekuestruar nga policia, nuk dallohet qartë fytyra e personit. Lidhur me këtë ngjarje në policinë e Elbasanit janë shoqëruar 15 persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje sërish janë liruar.

Në pyetje është marrë gjyqtari Vrioni dhe vajza e tij, por të dy nuk kanë qenë në gjendje të japin në polici emra konkretë se kush mund të ishte personi apo urdhëruesi, për djegien me benzinë të dy automjeteve./shqiptarja/