I dënuar me 10 vite burg, arrestohet 45-vjeçari i akuzuar për trafik droge dhe…

Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se i arrestuari është Alfred Mikeli, banues në Tiranë, i kapur në kuadër të operacionit të koduar “Last move”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar 45-vjeçarin me 10 vjet e 6 muaj burgim.  Gjithashtu, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 06.01.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Alfred Mikeli, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma parash, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe dy aparate celulare.

Nje koment

  1. Pingback: 1changes