Humbja tragjike e çiftit/ 3 vite më parë babai iu gjet i vetëflijuar, si u martua i riu për dokumente me ganezen në Angli

Kliton Pira, i cili vrαu me th1kë të dashurën e tij ganeze, e më pas u hodh nga katit i tetë i pallatit, kishte më shumë se një muaj që ishte kthyer nga Anglia. Nga ana tjetër, 31-vjeçarja Jawsackie Jaboah kishte mbërritur këtë të shtunë në Shqipëri. Ishte Pira, ai që e priti në aeroportin “Nënë Tereza”, e më pas morën një banesë me qira në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

 I riu, me origjinë nga Dibra, kishte shkuar në Britani të Madhe në mënyrë të paligjshme, duke u martuar me 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah, e cila kishte letra franceze. Megjithatë duket se marrëveshja u kthye në një histori dashurie. Sipas “Fax News”, familja Pira me origjinë nga Dibra jetonin prej rreth 30 vitesh në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku tanimë qëndron vetëm e ëma pasi edhe vëllezërit e tij jetojnë jashtë vendit.

Por 3 vite më parë, Klintoni që sapo kishte mbërritur në Britani e Madhe humbi të atin, Genci Pira u gjet i vetëvαrur në zonën e Korçës. Ai ishte nisur përmes kufirit të gjelbër të kalonte në mënyrë të paligjshme pasi punonte me sezone atje, por rrugës vendosi që t’i jepte fund jetës. Klitoni e kishte përjetuar drαmatikisht humbjen e të atit. Ai kishte ndërprerë kontaktet me shoqërinë në Tiranë por edhe me ata që e ndihmuan apo shoqëruan drejt Anglisë.