Humbi jetën në aksident, Flutura Açka mesazh të ndjerë për 22-vjeçaren: Faleminderit për ditët që ndave me ne

Flutura Açka ka reaguar për lajmin tragjik, ku një 22-vjeçare ka humbur jetën në një aksident në Lushnje. Açka me anë të një postimi në rrjetet socilae, shkruan se 22-vjeçaren, Aurora Basha e ka njohur në fushatën elektorale të PD-së. Ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, Açka shkruan se energjia e saj do u mungojë të gjithëve.

“Pushofsh në paqe Aurora Basha, faleminderit për ditët e bukura e të vrullshme që ndave me në në fushatë. Fytyra jote e paqtë dhe rinia jote e këputur do t’i mungojë auditorëve të universitetit, edhe neve që të njohëm e të deshëm. Në emër të të gjithë shtabit elektoral, i përcjellim ngushëllime familjes. Qoftë hera e fundit që rrugët shqiptare përgjaken kësisoj,” shkruan ajo në postim në Facebook.