Tuesday , February 18 2025

Humb jetën turisti gjerman. Tre gjermanët ranë në një humnerë në Valbonë

Tre turistë gjermanë janë rrëzuar duke ecur mes Thethit dhe Valbonës sot në mesditë.

Nga informacionet e pakta që vijnë nga zona e thellë malore në veri të vendit mësohet se tre turistët kishin humbur rrugën. Njëri prej tyre ka humbur jetën.

Këtë e konfirmon për Top Channel udhërrfyesi Zef Gjini, i cili mbërriti i pari. Ai tregon se gjeti në fund të humnerës një burrë të pajetë dhe dy të rinj cift që ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Forcat policore të Thethit i morën turistët dhe i transportuan drejt spitalit.

Top Channel