Humb jetën pas një sherri 25-vjeçari nga Peqini.

Një i ri shqiptar është vrarë në Londër. Viktima është B. Luli, 25 vjeç.

Sipas informacioneve, dyshohet se shkak është bërë një bast.

I riu ka fituar 6 mijë paund dhe më pas ka pasur një sherr me persona të tjerë, të cilët e kanë qëlluar me thikë në fyt.

Policia Metropolitane, e cila po heton këtë vrasje nuk ka ende të arrestuar për ngjarjen, raporton TCh.

I riu mësohet se është nga qyteti i Peqinit dhe nuk kishte shumë kohë që kishte shkuar në Britani. Ngjarja ka ndodhur të hënën, ndërsa sot u bë identifikimi nga familjarët.

Ekzekutimi i Bajram Lulit e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024. Bledi Petraj, 37 vjeç, u godit me thikë për vdekje më 4 Shkurt 2024.

Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues ne Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e Bledi Petrajt.