Humb jetën nga Covid-19 gazetari i njohur

Gazetari i njohur Artjan Tepelena ka ndërruar jetë nga Covid-19. Lajmi është bërë me dije nga i vëllai i 58-vjeçarit, Ilir Tepelena përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, të kanë respektuar…U prehsh në paqe!”, shkruan vëllai i gazetarit.

Mësohet se gazetari 58-vjeçar ishte shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ për një muaj për shkak të infektimit me Covid-19.

Top Channel