Historia e pazakontë në Korçë/ I riu rrezikon burgun për një bombol gazi!

Një histori e çuditshme vjen nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me mbledhjen dhe mbushjen e bombolave të gazit. Në 26 dhjetor 2019, në zonën pranë Drejtorisë Arsimore të Korçës ka marrë një telefonatë si zakonisht dhe ka ofruar shërbimin. Pasditen e asaj dite është telefonuar nga policia, që ka pasur njoftim për një bombol të ѵjedhur.

Beqirllari ka sqaruar situatën dhe ka kthyer bombolën e marrë aksidentalisht në prani të policit. Kur çështjen e dinte të mbyllur, është njoftuar nga gjykata e Korçës, se duhet të paraqitet në gjykatë, pasi akuzohet për ѵjedhje në bashkëpunim.

Denoncimi për “Stop”: Kostandin Beqirllari: Rituali i punës sonë është që të marrim bombola, të mbushim dhe t’ua sjellim njerëzve. Para pak muajsh ka ndodhur një keqkuptim me një nga klientët. Unë mendova se ishte e një klienti tonë, por në fakt nuk ishte e klientit tonë. Morëm bombolën, pas disa orësh na njoftuan që duhet të paraqiteshim në polici. Shkuam aty dhe me personin në fjalë e zgjidhëm në prani të Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe tani njihem me faktin që jam bashkëpunëtor në vjedhje për një bombol.

Sa është vlera e bombolës? – Kostandin Beqirllari: 10 mijë lekë, 15 mijë lekë të vjetra maksimumi. Personit në fjalë i kërkuam ndjesë, i kthyem bombolën. Menduam se në atë moment gjithçka u mbyll, por pas disa muajsh shikojmë që ŕrezikojmë të bëjmë edhe burg.Kallëzimi për humbjen e bombolës është bërë pranë komisariatit të policisë. Punonjësi i policisë, Ilirjan Hamzaj, që ishte prezent në momentin e kthimit të bombolës, e pranon këtë fakt, por shprehet, se proces-verbali i kthimit të bombolës i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Punonjësi i Policisë, Ilirjan Hamzaj: Alo! Po urdhëro! Gazetarja: Më rezulton nga informacionet që unë kam që në fakt ju keni qenë i pranishëm në momentin që i është kthyer bombola zotërisë në fjalë. Është e vërtetë kjo? Punonjësi i Policisë, Ilirjan Hamzaj: Po unë kam bërë veprimet për këtë rast, mesa po kujtoj. Bombula i është kthyer ditën e ngjarjes, i kthehet dhe i lihet në ruajte palës së dëmtuar dhe materialet kanë kaluar në prokurori.

Gazetarja: Domethënë procesverbali i kthimit të bombolës tek i zoti a i është referuar prokurorisë? Punonjësi i Policisë, Ilirjan Hamzaj: Po,po normalisht materialet, edhe këtë do thoja materialet janë referuar në prokurori dhe për veprimet e mëtejshme nuk kam dijeni.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Gent Muçaj, që është marrë me materialet thotë se nuk i kujtohet nëse ka qenë i shkruar në dosje fakti se bombola që pretendohej e ѵjedhur i ishte kthyer personit përkatës.

Gazetarja: Ju jeni Genti? Opgj Gent Muçaj: Unë jam Genti! Gazetarja: Gent Muçaj, ju jeni? Gent Muçaj: Po! Unë kam bërë veprime të tjera hetimore. Gazetarja: Cilat veprime te tjera? Gent Muçaj: Të tjera që më ka deleguar, se unë jam oficer i policisë, kam qenë oficer i prokurorisë atëherë. Unë di, që kam bërë hetimet, të kam thirrur ty, a jo?

Denoncuesi: Jo, jo! Gazetarja: A ka qenë në dosje fakti, që zotërisë i është kthyer bombola? Gent Muçaj: Nuk e di, s’më kujtohet. Merrni informacion nga prokurori! Gazetarja: Këtë e kam të qartë, që informacion mund të marr nga prokurori, po ti çfarë mban mend, se ti je marrë me materialet, se prokurori vetëm ka fut firmën? Gent Muçaj: Ato janë disa veprime proceduriale, që unë kam tagër, të jap informacion. Gazetarja: Është bashkuar në dosjen e këtij zotërisë edhe fakti, që i është kthyer bombola e gazit? Gent Muçaj: Nuk e di. Merrni informacion nga prokurori! Ai e ka dosjen.

Prokuroria ka hapur çështje për këtë rast të çuditshëm. Prokurorit Gjergj Ceka teksa i kërkohet llogari për këtë çështje nuk jep informacione ndërsa në një rast përdor terminologji të gabuar duke iu referuar të pandehurit me emrin “viķtima”.

Gazetarja: Prokuror më falni, që ju shqetësoj! Ju jeni Gjergji? Si jeni? Prokurori Gjergj Ceka: Po unë jam! Gazetarja: A jeni në dijeni Prokuror, që bombola është kthyer? Prokurori: Nuk mund të jap shpjegime. Gazetarja: A jeni në dijeni, që bombola është kthyer?

Prokurori: Nuk mund të jap shpjegime. Jeni të ftuar të largoheni, me gjithë mirësjelljen! Gazetarja: Ftohemi, që të qëndrojmë, nuk ftohemi që të largohemi. Prokurori: Këtu po punohet. Gazetarja: A është përfshirë në ndonjë vend, që është kthyer bombola dhe e gjitha ka ndodhur në mënyrë aksidentale? A jeni në dijeni të kthimit të bombolës?

Prokurori: Nuk jam në pozita, që t’u jap shpjegime ju. As ju nuk jeni në “Pëzita”, që të kërkoni shpjegime mua. Gazetarja: Jo prokuror, unë jam në pozita, që të kërkoj shpjegime, sepse ky raporti, që ke bërë dhe e ke nisur në Gjykatë, atë tjetrin e ke akuzuar për veprën penale “ѵjedhje në bashkëpunim” për një bombol 10 mijë lekë.

Prokurori: Siç lexohet. Viktima, në qoftë se ka ankime, të bëjë kërkesë për marrjen e akteve të dosjes. Gazetarja: “Viktima”, për kë e keni fjalën? Prokurori: I pandehuri. Gazetarja: I pandehuri ka menduar, se ka mbaruar, sepse i ktheu bombolën, o zotëri. Më vjen shumë keq! Ka qenë dhe një punonjës policie aty. Në 5.06.2020 ka marrë një njoftim për në Gjykatë.

Prokurori: I pandehuri është njoftuar për përfundimin e hetimeve. Gazetarja: Kur? Prokurori: Dhe në qoftë se i pandehuri dëshiron të njihet me aktet, mund të bëjë kërkesë dhe të njihet me aktet! Gazetarja: Pse nuk e keni përfshirë askund faktin, që zotërisë i është kthyer bombola, po keni inskenuar një ngjarje thua, se është ѵjedhur banka?

Prokurori: Në çdo fazë të procedimit, thuhet ajo që ka rëndësi për atë fazë. Në fazën, ku vlera e bombolës ndikon te përgjegjësia, thuhet ajo pjesë. Në fazën, ku nuk ka ndikim në vendimmarrjen e Gjykatës, nuk ka pse thuhet. Veprimtaria e Prokurorit udhëhiqet nga efiçenca, nga ekonomia gjyqësore. Gazetarja: Prokuror, faleminderit për të gjithë termat që përdore, të panevojshëm për rastin në fjalë.

Prokurori: Po! Vazhdoni, sepse nuk kam asnjë detyrim, t’u jap përgjigje. Gazetarja: Detyrimin e keni për të dhënë përgjigje! Absolutisht, që e keni detyrimin, por zgjodhët rrugën e gabuar.

Sipas avokatit Mikel Cipi, me deklaratën e personit të përfshirë në dosje, kjo çështje duhet të ishte mbyllur që në polici. Tashmë i takon të zotit të bombolës që të dëshmojë në gjykatë dhe të thotë që gjithçka ka qenë një keqkuptim që çështja të pushohet.

“Qoftë nga ana e policisë, qoftë nga ana e prokurorisë duhej të ishte marrë patjetër dëshmia e viķtimës së veprës penale dhe kjo çështje ose të mos shkonte në Prokurori ose të mos shkonte në Gjykatë nëse do ishte bërë nga organi i akuzës. I takon gjykatës të marrë dëshminë e viѵtimës së veprës penale, pra atij që i është ѵjedhur sendi dhe të shpjegojë që gjithçka ishte aksidentale dhe të pushohet”, tha avokati. /tvklan