Historia e pazakontë/ 50-vjeçarja në Belsh i vjedh telefonin të riut dhe më pas e kërcënon: Më jep 10 mijë lekë që të ta kthejë

 Përndiqet nga një grua pasi iu vodh telefoni. Kjo ngjarje e rrëfyer në emisionin ’’Pa gjurmë’’ ka ndodhur në korrik të këtij viti, në momentin që 27-vjeçari Klevis Meta nga Belshi ishte duke folur në telefon. Pranvera Sefa është 50-vjeçarja, e cila i rrëmben nga dora telefonin të riut dhe largohet menjëherë. Ka mjaftuar ky episod që të nisë përndjekja nga kjo grua e panjohur për të riun. Gruaja në fjalë, sipas Klevisit e ka kërcënuar dhe i ka thënë se nëse donte që t’i kthente telefonin, ai duhet që t’i jepte asaj një shumë prej 10 mijë lekësh. Në të kundërt telefonin do ta mbante ajo. Klevisi nuk pranon që t’i japë paratë dhe shkon të bëjë denoncimin në polici.

“Po shkoja për kafe. Pa mendje, ma merr telefonin nga veshi, Pranvera Sefa. E njihja, fshatare. I kërkova telefonin dhe më tha më jep 100 mijë lekë që të të jap trelefonin. Për çfarë të ja jap lekët unë asaj? Shkoj në policinë e Belshit. Bëj denoncimin dhe e thërrasin pas 3 ditësh. E marin në pytje dhe personi ka thënë që unë i kam kapur gocën. Pranvera ka denoncu në polici dhe ka thënë që unë kam abuzuar seksualisht me vajzën e saj. Në polici ajo ka thënë që unë do t’i jap telefonin dhe 70 mijë lekë. Si mund të ngacmoj unë një vajzë 12 vjeçe?. Dhe të jetë e madhe nuk e ngacmoj”, tha Klevisi. 

Pavarësisht denoncimeve, Klevisi thotë se nuk u mor asnjë masë nga policia. Për këtë ai vë në dispozicion në ’’Pa gjurmë’’ disa audio që sipas tij tregojnë mënyrën e sjelljes nga uniformat blu.

Polici: Prite shefin sa prite, vajte në Elbasan. A të pruri këtu Elbasani ? A ke bërë denoncim ti. Ec aty në Prokurori, ec. A je shqiptar ti, a mer vesh ?

Denoncuesi:  Ore unë mar vesh, kur unë ta them me emër me mbiemër. Të jap targën e makinës. Pse nuk e thërret atë?

Polici: Ta thërrasë Prokuroria, jo policia

Denoncuesi: Kur unë e di, telefonin

Polici: E di ti? Ik e mere po deshe.

Denoncuesi: O shoku, nuk më nxjer ti mua jashtë

Polici: Cfarë ke? cfarë ke? Uli duart

Denoncuesi:  Mirë, e ka cuar shefi letrën në Prokurori

Polici: Po, po

Denoncuesi: Ma jep letrën

Polici: Ore, nuk është kontroll banese këtu. Të ikësh sipas mendjes sate. Kur të japi urdhër Prokuroria. Na lë rehat tani.

Polici: Nuk më jep mua urdhra ti, të lutem dil përjashta.

Madje Klevisi mëson se është denoncuar në polici nga grabitësja e telefonit, Pranvera ka depozituar në polici denoncimin për të riun  për “ngacmim seksual”, gjë që sipas Klevisit nuk është aspak e vërtetë. Pranvera Sefa sipas bashkëfshatarëve njihet si person problematik dhe këto veprime i bën kundrejt përfitimit të parave. Madje akuza për ngacmime seksuale, ka ngritur edhe për banorë të tjerë në fshatin Rrafshan të Belshit, ku edhe ka ndodhur ngjarja e pak muajve më parë, e cila erdhi e rrëfyer në emisionin ’’Pa Gjurmë’’ nga 27-vjeçari.