Sunday , December 4 2022

Hiqen biletat në transportin urban, prerja e tyre do të bëhet përmes sistemeve elektronike

Biletat fizike në transportin urban do të hiqen dhe ato do të zëvendësohen me bileta elektronike. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua edhe vendimi. Sipas ministres Balluku prerja e biletave do të bëhet përmes sistemeve elektronike të fiskalizuara.

“Ky pr/ligj sjell disa risi, hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes sistemit elektronik e-transport të fiskalizuara.

Prerja e biletave bëhet  nga agjencitë në mjete, autobus apo kudo tjetër. Ndërkohë platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave. Shtohet elementët e faturës së fiskalizuar. Biletat në format letër do të gjenerohen nga platforma elektronike”, u shpreh ministrja.

Ndersa Projetkvendimi i dytë për transportin urban tha ministrja  ka të bëjë me kompensimin, si pjesë e paketës anti-krizë.

“Çmimi i naftës ka një rritje të ndjeshme, qeveria ka vendosur që pjesë të Paketës së rezitencës të bëjë edhe kompensimin me 100 lekë për litër. I kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit për të gjitha njësitë që janë në këtë proces. Do të shpenzohen gjatë muajit prill dhe maj. 98% e transportit në Shqipëri kryhet përmes rrugës dh epo mundohemi të ruajmë çmimin e biletës që mos të ketë një ndryshim. Po punojmë për përmirësimin e flotës apo për të pasur dhe një flokë të re”

Advertisement

Nje koment

  1. Pingback: 3personality